Shpirti i tij mban vetëm mirësi!

23 shkurt 2022 | 21:31

Shkruan: Arben Rogova

Në kuadër të vizitave të planifikuara që bënte kryetari Kadri Veseli kudo në Kosovë, ishte edhe në Teqen Bektashiane në Gjakovë, maj 2017. Përpos ekipes së Kryetarit ishim dhe struktura të Degës në Gjakovë. Si zakonisht Babai Mumin Lama me myhybët e teqes na priten jashtëzakonisht mirë, dhe bisedat ishin tepër të ngrohta. Kryetarit Veseli i beri shumë përshtypje thenja e kornizuar në mur “Pa Atdhe nuk ka Fe”, e të cilen e zbertheu Baba Mumin Lama. Në mesin e myhybëve ishin edhe baballarët: Avdulla Morina e Ilir Vula që rriten bijtë e tyre heronjtë e Kosovës, Yllin dhe Përmetin. Natyrisht të dy baballarët e heronjëve, kryetari i mbante afër. Në fund të takimit u realizuan foto dhe përshendetje me të gjithë të pranishmit. Në hollin e teqes kur të gjithë po dilnin, kryetari Veseli po i shifte ambientet dhe erdhi rradha te dhoma e fundit në përdhesë. Me gjestikulim i bëri pyetje Ilir Vules, ku janë fotot e Yllit dhe Permetit? Ja këtu, tha Iliri dhe hynë në dhomë. Qendrimi në dhomë ishte për rreth 2 minuta. Në ndërkohë përderisa të gjithë dolen jashtë, në hollë mbeta vetem unë. Nga dhoma i pari doli kryetari Veseli, dhe sytë e tij ishin të përlotur. Ishte ai momenti kur një shpirt i bardhë ngacmohej nga ndjenjat, po shikonte dy djem të ri në foto që dhanë jeten për atdhe, kurse përbri kishte baballarët e tyre. Ajo përlotje e syve po dilte nga zemra e shpirti i një njeriu që vlerëson në maksimun atdhedashurinë, heroizmin dhe familjen. Ishte hera e pare që po e shifja tepër të emocionuar, një personalitet që kishte kaluar shumë momente të vështira që nga ilegaliteti e tutje dhe tani loti po shëronte plagët. Një burrë me zemër fisniku, ishte ngacmuar përballë trimave Yll Morina e Permet Vula.
Gjersa po përshendetëshim në shkuarje tek makina ku po afrohej kryetari Veseli, e lexoi në sytë e mi momentin e mëhershem dhe menjiherë reagoi – Arben ishte e papërballueshme, tepër u emocionova…

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është shënuar goli i parë në ndeshjen Atletico – Manchester…