Shqipdona Lahu shpërblehet me çmimin ndërkombëtar për doktoraturën më të mirë në Universitetin Teknik të Mynihut

08 nëntor 2025 | 15:23

Doktorata e Shqipdona Lahut është vlerësuar si doktoratura më e mirë për periudhën akademike 2024–2025 në Universitetin Teknik të Mynihut (Technical University of Munich – TUM), një prej institucioneve më prestigjioze të arsimit të lartë në Gjermani dhe në Bashkimin Evropian.

Për këtë arritje, Fondacioni “Dimitris N. Chorafas” i ndau Lahut Çmimin e vitit 2025 në fushën e Shkencave të Jetës dhe Mjekësisë (Life Sciences and Medicine), si shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të spikatur në kërkimin shkencor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë dy të vdekur…