
Shqipe Krasniqi nga AKR-ja kalon në PDK
Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga PDK-ja, Shukri Buja, ka njoftuar për një aderim në këtë parti.
Ai ka thënë se Shqipe Krasniqi me përvojë të gjatë në jetën politike, pjesë e organeve drejtuese në nivel qendror dhe lokal të Aleancës Kosova e Re (AKR), me njohuri të thella për administratën publike, Shqipe Krasniqi është shembulli i lidershipit të vërtetë dhe organizimit me vizion
“Shqipe Krasniqi, zëri i guximshëm i grave dhe të rinjve në politikë! E përkushtuar ndaj fuqizimit të grave, angazhimit të të rinjve dhe ndryshimit të kulturës politike në Lipjan, Shqipja është pjesë e brezit që nuk pajtohet me gjendjen ekzistuese, por punon për ta ndryshuar atë! Me energji, dije dhe përkushtim për një Lipjan më të drejtë, më të barabartë dhe më të zhvilluar! Mirësevjen Shqipe!”, ka shkruar Buja në “Facebook”.