Shqipe Selimi nuk e votoi për kryeparlamentare, Gërvalla: Është vendim i saj, nuk kam të drejt ta komentoj

22 gusht 2025 | 12:00

Deputetja e partisë Guxo, Donika Gërvalla, nuk ka dashur të komentoi veprimin e deputetes së VV-së, Shqipe Selimi, e cila nuk e kishte votuar kandidaturën e Donika Gërvallës për kryeparlamentare.

Ajo ka thënë se ai veprim ka qenë vendim i Shqipes Selimit, të cilin nuk e komenton.

“Nuk ka pasur debat rreth kandidimit tim. Zonja Selimi i merr vendimet e saja. Ajo nuk ka marrë pjese në votim, në dallim nga disa të tjerë tek te cilët është pritur që nuk mund të votojnë, të bashkohen me Listën Serbe dhe me PDK-në për të votuar kundër personit tim. Megjithatë, ai është vendim personal i zonjës Selimi dhe nuk kam asnjë arsyeje dhe asnjë të drejt ta komentoj”, ka thënë Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ishte i propozuari…