Shqipëri, aksident me 5 të vdekur në Qafë-Muzinë

26 gusht 2021 | 17:03

Pesë persona humbën jetën në një aksident në Qafë-Muzinë, ditën e sotme.

Minibusi i linjës Tiranë – Sarandë u përplas me një automjet Land Rover, ra nga ura dhe përfundoi në greminë.

Numri i viktimave u konfirmua për Euronews Albania nga autoritetet në Gjirokastër.

Sipas INSTAT, në shtatë-mujorin e parë të vitit 2021, numri i të aksidentuarve në vendin tonë është 1,050 persona.

Ndërsa numri i të vdekurve nga aksidentët rrugore për të njëjtën periudhë kohore është 118./ EuroNews

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Japonisë në Kosovë, përmes Organizatës “Aksioni për Nëna…