SHQIPËRI E BLERTË

19 gusht 2020 | 12:36
Ilir Shaqiri

Sa herë që vij tek ti, n’gjunjë t’bie o tokë,
sa fort ta ndiej aromën dhe dorën përmbi flokë,
nga malli përvëluar, si foshnje n’prehrin tënd,
nën degën e ullirit dhe hallet i bëjmë këngë.

Ej…, si buçet kabaja në grykat e zalleve
dhe jehu i lahutës që puthet me retë,
tek përshpirtën ëndrrat me vajzat e valëve,
në kurorë dafinash, o Shqipëri e blertë!

Ti, na e mbolle shpresën siç mbillet një pemë
nën qiellin e kaltër të gjerë e t‘pa anë
kopshti yt shkëmbor bulon në çdo gem,
bleron ëndrrat tua, o Shqipëri o nënë!

Ti, Shqipëri o mall i zjarrtë
e bërë nga dielli plot shkëlqim,
çdo hap që hedh botëndiej, kryelartë,
Ti, ADN-ja e ashtit tim!

Sa herë që vij tek ti, n’gjunjë t’bie o tokë,
sa fort ta ndiej aromën dhe dorën përmbi flokë…!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pse në Gjermani u shënua një rritje rekord prej gati…