
Shqipëri, pacienti me Covid hidhet nga kati i katërt i spitalit
02 shtator 2020
| 21:56
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur tek spitali Covid 2 në Shqipëri.
Mësohet se një pacient, 65-vjeçar me inicialet H.M, nga Fushë-Kruja, me Covid është hedhur nga kati i katërt i spitalit të Sanatoriumit duke i dhënë fund jetës.
Dyshohet se viktima ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
Ndërsa prej dy ditësh ai ishte shtruar në spital.
“Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.