
Shqipëri spektakolare, kuqezinjtë fitojnë 4-2 ndaj Jordanisë në “Air Albania”
Kombëtarja shqiptare dhuroi spektakël në ndeshjen miqësore në “Air Albania” ndaj Jordanisë, duke fituar me përmbysje dhe me një rezultat të thellë 4-2.
Golat për Shqipërinë u shënuan nga Nedim Bajrami, Armando Broja, Arbër Hoxha dhe një autogol nga Abualnadi.
Trajneri Silvinjo e nisi me këtë formacion titullar: Dajsinani (GK), Balliu, Mihaj, Gjimshiti (C), Mitaj, Bajrami, Shehu, Asllani, Asani, Daku, Hoxha.
Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 27-të me Al Rashdan, i cili përfitoi në zonë dhe goditi saktë me kokë.
Pavarësisht golit të pësuar, reagimi i Shqipërisë ishte i menjëhershëm. Barazimi erdhi në minutën e 40-të, pas një inkursioni të Bajramit nga e majta, ndërsa pasimi i tij u devijua në rrjetë nga Abualnadi.
Pjesa e dytë ishte një festë e vërtetë për kuqezinjtë.
Në minutën e 64-t, Shqipëria përmbysi rezultatin me Armando Brojën, i cili u shërbye saktë nga Asllani dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 75-të, Arbër Hoxha realizoi një supergol, duke mposhtur portierin me një goditje spektakolare.
Goli i katërt u shënua në minutën e 79-të nga Nedim Bajrami, i cili pas një pasimi të saktë nga Broja goditi bukur dhe shënoi.
Jordanisë arriti të ngushtojë rezultatin në minutën e 90-të me Ali Olwan, por ishte tepër vonë për të ndryshuar fatin e takimit.
Ndeshja u mbyll me fitoren e merituar të Shqipërisë 4-2.