Shqipëria 5.0, Maqedonia 4.5, ja ku ka ndodhur në këto momente tërmeti 7.7 shkallë

28 janar 2020 | 22:15

Brenda një ore në botë kanë ndodhur një numër i madh lëkundjesh të tokës të fuqishme.

Një tërmet me magnitudë 5 shkallë të Rihterit ka goditur Shqipërinë të martën në mbrëmje, me epiqendër në rrethinën e Durrësit, por i cili është ndier në Tiranë, ka bërë të ditur përmes një postimi në “Twitter”, Qendra Sizmiologjike Mediteriane.

Pa dyshim lëkundja më e fuqishme është ajo që ka goditur Kubën e cila ka arritur shkallën 7.7 të rihterit.

 

 

Ndërkaq, Instituti i Gjeoshkencës në Shqipëri ka njoftuar se tërmeti ishte me magnitudë 4.8 shkallë. Në disa pamje të shfaqura nga mediat lokale në Shqipëri, shihen banorët e shqetësuar të cilët kanë dalur në rrugë pas dridhjeve.

Dridhjet janë dëgjuar edhe në Kosovë.

Një termët me magnitudë 6.4 shkallë të

Rihterit, kishte goditur Shqipërinë me 26 nëntor të vitit 2019, duke lënë të vdekur 51 persona dhe qindra të tjerë të lënduar.

Në anën tjetër, Shqipëria, më saktësisht Durrësi është goditur nga një tërmet 5.0 shkallë.

Maqedonia e Veriut gjithashtu ka pasur lëkundje të tokës me magnitudë 4.5.

Lëkundjet e tokës janë ndjerë edhe në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Prizrenit ka konfirmuar se në orët e mbrëmjes…