
Shqipëria bie për dy pozita në renditjen e FIFA-s
Dy barazime në dy sfidat e fundit, kundër Serbisë dhe Letonisë, kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në renditjen mujore të publikuar nga FIFA.
Me 1373 pikë, tani Shqipëria pozicionohet në vendin e 68-të duke humbur edhe dy pozicione të tjera. Kjo është pika më e ulët që kuqezinjtë kanë prekur që nga koha kur Sylvinho zbarkoi në Tiranë.
Më saktë, tekniku brazilian e gjeti Shqipërinë në këtë pozicion dhe pas afro dy viteve rikthehemi në gjendjen fillestare.
Një pozicion ka humbur edhe rivali ynë kryesor në Grupin K në kualifikueset e Botërorit, Serbia. Ekipi ballkanas renditet në vendin e 32-të. Kryesuesit e grupit tonë, Anglia qëndron në vend numëro, e katërta për muajin korrik.
Në pesë vendet e para nuk ka asnjë ndryshim, me renditjen e FIFA-s që kryesohet nga Argjentina, e ndjekur nga Spanja dhe Franca.