Shqipëria dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: Do sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim të madh

14 prill 2024 | 12:07

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka reaguar përmes një postimi në “X” për sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Ai shprehet se Shqipëria e dënon këtë sulm dhe se kjo do sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim të madh për Lindjen e Mesme.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Ajo rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme. Shqiptarët në rajon këshillohen të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”, shkruan ministri Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët e Bayer Leverkusen sot mund të shpallen kampion i…