‘Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku përgjegjësia ndaj kombit tonë’
26 janar 2026
| 12:19
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë Petrit Malaj, me të cilin ka diskutuar për forcimin e lidhjeve kombëtare dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Bashkëbisedim i hapur me ambasadorin Petrit Malaj për forcimin e lidhjeve kombëtare dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Marrëdhëniet tona shkojnë përtej diplomacisë. Ato janë vëllazëri, histori dhe një e ardhme e përbashkët. Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku, të lidhura ngushtë nga vlerat dhe përgjegjësia ndaj kombit tonë”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.



