Shqipëria dhe Maqedonia marrin dritën e gjelbër për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE

23 mars 2020 | 12:39

Bashkimi Evropian i ka dhënë dritën e gjelbër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave për anëtarësimin e dy shteteve.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, kanë rënë dakord për versionin e fundit të tekstit të vendimit për hapjen e negociatave të përgatitura nga Presidenca kroate e BE-së.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, janë përballur me kundërshtimet e Francës dhe Holandës, pasi kërkuan luftë të pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Tani këto dy vendet kanë vendosur të japin miratimin, njofton “Reuters”.

Greqia akoma nuk ka dhënë një vendim, pasi Athina zyrtare ka kërkuar mbrojtjen e pakicave greke në Shqipëri. Shteti helen pret unitet nga të gjitha vendet.  Megjithatë Greqia pritet të japë dritën jeshile. Nëse asnjë nga vendet nuk e kundërshtojmë, kjo pritet të miratohet në mesjavë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke pasur parasysh rëndësinë e sektorit privat për gjenerimin e…