
Shqipëria do t’i shpërblejë me tri paga punonjësit që luftuan kundër zjarreve
04 shtator 2025
| 08:30
Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Virgu ka bërë të ditur se do të shpërblehen me 1 deri në 3 paga mujore punonjësit e angazhuar në luftën kundër zjarreve
Ai ka bërë të ditur se ky vendim është miratuar në Këshillin e Ministrave.
Postimi i plotë:
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore punonjësit e angazhuar në luftën kundër zjarreve.
Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë;
Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;
Policisë së Shtetit;
Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin;
Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin në bashki.
Një vlerësim për misionin e tyre fisnik dhe në shumë raste vetëmohues, në luftën e pabarabartë kundër flakëve