Shqipëria e 10-ta në Evropë për nivelin remitancave me 2018

12 nëntor 2019 | 14:00

Si pasojë e nivelit të lartë të emigracionit Shqipëria u rendit në vendin 10 në rang Evropian si një përfituesit më të mëdhenj të prurjeve nga emigrantet sipas të dhënave të “Eurostat”, referuar vitit 2018.

Sipas “Eurostat”-it, Shqipëria përfitoi prurje nga familjet residente dhe jorzeditentë që punojnë jashtë vendit në vlerën e 925 milionë eurove, tre herë më pak se Serbia dhe Rumania. Shqipëria ka numrin më të madh të emigrantëve në raport me popullsinë, që jeton jashtë vendit.

Flukset e parave të dërguara nga banorët e Bashkimit Evropian (BE) në vendet jo të BE-së, referuar si transfertave personale arritën më 2018 në 35.6 miliardë euro, krahasuar me 32.6 miliardë euro në vitin 2017. Hyrjet në BE arritën në 10.9 miliardë euro në 2018, i pandryshuar në krahasim me vitin 2017.

Shumica e transferimeve personale përbëhen nga fluksi i parave të dërguara nga emigrantet në vendin e tyre të origjinës, shkruan “mapo.al”.

Përfituesi më i madh i remitanca në Europë për vitin 2018 ishte Rumania me 2.9 miliardë euro, në vend të dytë Serbia me po 2.9 miliardë euro dhe Polonia me 2.9 miliardë euro. Gjithashtu përfitues nga puna jashtë vendit ishte edhe Britania e madhe me 2.2 miliardë euro, por vendi është deficitar për shkak të transfertave të larta drejt vendeve të tjera.

Italianet që punojnë jashtë vendit transferuan në Itali rreth 1.9 miliardë euro, edhe pse emigrantët që jetojnë në Italia transferuan shumë më tepër jashtë vendit të tyre. Kroacia ishte përfitues me 1.7 miliardë euro, Bosnja me rreth 1.3 miliardë euro, Bullgaria me 1,1 miliardë euro, Lituania me 1,1 miliardë euro dhe Shqipëria me 925 milionë euro që u rendit në vendin e 10 për vlera e përfituar nga puna jashtë vendit.

Si më pak përfituese nga puna jashtë vendit janë vendet e zhvilluara si Franca, Britania, Gjermania, Spanja të cilat transferuan më shumë para jashtë vendit si transferta personale se përfituan.

Deficiti më i madh në transferta personale e kishte Franca. Emigrantët që jetojnë në Francë transferuar 11 miliardë euro drejt vendeve të tyre më 2018. E ndjekur nga Spanja  me -7,7 miliardë uro,  Mbretëria e Bashkuar  me -7.0 miliardë euro, Italia me -6,5 miliardë euro dhe Gjermania  me- 5.2 miliardë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesit Mauro Icardi i kanë mjaftuar vetëm dhjetë ndeshje për…