Shqipëria favorit i basteve për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë

29 mars 2022 | 11:59

Kombëtarja shqiptare do të përballet pasditen e sotme ndaj Gjeorgjisë në një ndeshje miqësore, e cila do të zhvillohet në orën 18:00, në stadiumin “AIR Albania”.

Sipas kompanive të basteve favoritja kryesore për fitimin e këtij takimi është Shqipëria, e cila kuotohet me koeficientin 1,85.

Barazimi vlerësohet në kuotën 3,40, ndërsa një fitore eventuale e përfaqësueses gjeorgjiane shkon në koeficientin 3,60.

Kjo është sfida e dytë miqësore e Kombëtares kuqezi në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve që do të mbahen në muajin qershor.

Në ndeshjen e parë miqësore, Shqipëria u mund në minutat finale ndaj Spanjës me rezultatin 2-1, të luajtur në stadiumin e Espanjolit në Barcelonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë…