Shqipëria firmos marrëveshje për gazin amerikan, Haradinaj: Kosova ia paguan milionat Serbisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar marrëveshjen strategjike të Shqipërisë për gazin amerikan.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Kosova po paguan qindra miliona euro për Serbinë, për energji, raporton Periskopi,
“Përderisa Kosova po paguan qindra miliona euro për Serbinë për energji, përmes sekserëve të lidhur me njerëz të afërt të kryeministrit, Shqipëria firmosi marrëveshjen strategjike për gazin amerikan, e cila do t’i sigurojë furnizim stabil me energji dhe kosto të ulët”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka fajësuar kryeministrin Albin Kurtin duke thënë se “Kurti, sapo erdhi në pushtet, u kujdes që ndër vendimet e para të tij të ishte anulimi fillimisht i ndërtimit të Termocentralit ‘Kosova e Re’ dhe refuzimi i gazsjellësit amerikan”.
“Sot, milionat e Kosovës nuk do të shkonin në Serbi, sikur Qeveria Kurti të mos e kishte anuluar ndërtimin e Termocentralit të ri. Sikur të mos ishte bllokuar projekti amerikan i gazsjellësit Shkup–Prishtinë, një projekt me përfitime të mëdha, jo vetëm ekonomike, por edhe të sigurisë.Sigurisht, Kosova do të bëhej fuqi energjetike në Ballkan dhe nuk do të mbetej në terr as verës e as dimrit, e aq më pak e varur nga mafia energjetike”, tha ai.
Postimi i plotë:



