
Shqipëria fiton ndaj Serbisë, presidenti i FFK-së: Një fitore me zemër, karakter dhe plot krenari
11 tetor 2025
| 23:30
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar Shqipërinë për fitoren e madhe ndaj Serbisë në Leskovc.
Ademi ka thënë se ishte një fitore me zemër, karakter dhe plotë krenari.
Presidenti i FFK-së shpreson se kjo fitore do t’i dërgojë kuqezinjtë drejt realizimit të ëndrrës së madhe, kualifikimit në Kupën e Botës 2026.
“Urime Shqipëri fitorja e madhe ndaj Serbisë në Leskovc! Një fitore me zemër, karakter dhe plot krenari. Përgëzoj futbollistët kuqezi për shpirtin luftarak dhe emocionin që sonte i dhuruan tërë popullit shqiptar kudo në botë. Shpresoj se kjo fitore do t’i dërgojë kuqezinjtë drejt realizimit të ëndrrës së madhe, kualifikimit në Kupën e Botës 2026! Krenar me ju, kuqezinj!”, ka shkruar Ademi.