Shqipëria grumbullohet në Barcelonë

28 tetor 2025 | 14:05

Kombëtarja e Shqipërisë në futbollin, muajin e ardhshëm luan dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, ku edhe do të përcaktohet fati i “kuqezinjve”.

Më 13 nëntor, Shqipëria luan në udhëtim kundër Andorrës kurse tri ditë më vonë përballet me Anglinë në Tiranë.

Selektori Sylvinho ka vendosur që grumbullimi të bëhet në Barcelonë më 10 nëntor kurse listën do ta bëjë publike disa ditë më herët.

Një ditë pas ndeshjes me Andorrën, Shqipëria do të kthehet në Tiranë për të filluar përgatitjet kundër Anglisë.

Shqipëria duhet ta mposht Andorrën në njërën anë dhe në anën tjetër, Anglia të fitoj ndaj Serbisë, në mënyrë që kuqezinjtë të blindojnë matematikisht vendin e dytë dhe të festojnë në sfidën me anglezët në “Air Albania”.

Anglia tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Botëror pasi është e para në Grupin K me 18 pikë, duke e lënë pas vetes Shqipërinë me 11 pikë dhe Serbinë me 10, të cilat synojnë pozitën e dytë që siguron “play-offin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë, Hekuran…