Shqipëria grumbullohet në Spanjë

02 shtator 2025 | 14:00

Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi pasditen e djeshme stërvitjen e parë në kuadër të grumbullimit për ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Sylvinho realizoi ushtrime aktivizuese dhe skema tekniko-taktike, ku 20 lojtarë u stërvitën në mënyrë të rregullt, ndërsa Rey Manaj, Mirlind Daku dhe Arlind Ajeti iu bashkuan grupit në pasditen e vonë, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

Nga dita e sotme do të jenë në dispozicion edhe Cristian Shpendi dhe Enis Çokaj, duke e plotësuar kështu grupin tërësisht. Kombëtarja shqiptare është duke i zhvilluar përgatitjet në Malaga të Spanjës për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit në udhëtim më 4 shtator.

Ndërsa “kuqezinjtë” më pas përballen ndaj Letonisë më 9 shtator në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. FShF-ja tutje njofton se biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund të blihen online, si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje në mbledhje, anëtari i KQZ nga PDK, Ilir Gashi,…