Shqipëria kalon krizën politike, arrihet marrëveshja për reformën zgjedhore

05 qershor 2020 | 22:11

Palët kanë arritur marrëveshjen për miratimin e reformës zgjedhore. Edhe pse ende nuk ka deklaratë zyrtare, mësohet që Partia Socialiste është tërhequr nga caktimi i komsionerëve jo politikë në komisione e administrimit të zgjedhjeve.

Gjithashtu është rënë dakord për aplikimin në 100 % të territorit të identifikimit biometrik të zgjedhësve.

Është rënë dakord për riformatimin e KQZ.

Gjithashtu palët kanë rënë dakord që drafti i marrëveshjes të votohet në Kuvend pa ndryshime.

Mbledhja e Këshillit Politik nisi në orën 19:30 në Pallatin e Kongreseve, në prani të ambasadorëve të SHBA, BE, OSBE dhe Britanisë së Madhe. Në përfundim të mbledhjes, përfaqësuesit e PD dhe LSI, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili deklaruan se kanë arritur dakordësi me mazhorancën për administrimin zgjedhor.

“U arrit dakordësi për administrimin zgjedhor. Do të ketë Identifikim biometrik per zgjedhjet e ardhshme. Dakordësi për riformatimin e KQZ. Rama donte te kapte komisionet zgjedhore. Nuk i kapi dot. U tërhoq.

Sot në ora 10.00, PD propozoi zgjidhjen për depolitizimin e administratës zgjedhore më përjashtimin e administratën publike nga komisionet zgjedhore. PS e refuzoi. Komisionet zgjedhore mbeten siç janë. Depolitizimi i administratës zgjedhore do të kryhet vetëm pas zgjedhjeve te ardhshme parlamentare dhe lokale. U përpoq që të kapte komisionet zgjedhore. Nuk i kapi dot dhe u tërhoq”,- deklaroi Bylykbashi.

Ambasada e SHBA vlerëson marrëveshjen mes palëve

Ambasada e SHBA ka përshëndetur marrëveshjen e arritur sot me palëve politike për reformën zgjedhore. Deklarata e plotë e Ambasadës së SHBA: “Mirëpresim marrëveshjen ndërpartiake për reformën zgjedhore në Shqipëri, e cila forcon garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe e çon Shqipërinë përpara në rrugën e saj evropiane. Kjo marrëveshje është rezultat i orëve të gjata, diskutimeve të ndezura, si dhe vendimeve të vështira nga anëtarët e Këshillit Politik Oerd Bylykbashi, Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari dhe Petrit Vasili.

Të gjitha palëve iu desh të bënin lëshime në mënyrë që populli shqiptar të mund të përftojë garanci të reja, të tilla si identifikimi elektronik i votuesve, i cili mbron integritetin e kutisë së votimit. Marrëveshja po ashtu ndërmerr hapa për të depolitizuar administrimin zgjedhor në Shqipëri, duke siguruar më shumë transparencë dhe pavarësi më të madhe të personelit të zgjedhjeve. Disa masa depolitizimi do të hyjnë në fuqi menjëherë, ndërsa disa masa shtesë do të hyjnë në fuqi menjëherë më pas. Së fundi, kjo marrëveshje duhet t’iu japë shqiptarëve më shumë besim në mbikqyrjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet përfshirjes së gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun.

Kjo piketë e rëndësishme u arrit sepse udhëheqësit e Shqipërisë lanë mënjanë mosmarrëveshjet dhe punuan për të prodhuar një rezultat të prekshëm për popullin shqiptar. Përgëzojmë Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për udhëheqësinë e tyre. Shprehim vlerësim për zërin e rëndësishëm të Presidentit Meta, i cili i nxiti të gjitha palët që të arrinin konsensus.

Udhëheqësia e tyre, përkrah asaj të Kryetarit të Kuvendit Ruçi, do të jenë me rëndësi teksa reforma e dakordësuar miratohet nga Kuvendi dhe vihet në zbatim. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i mbështesin fort këto përpjekje. Do të vazhdojmë ta mbështesim fort aspiratën e Shqipërisë për të qenë anëtare e plotë e familjes evropiane”.

Marrëveshja/ Komisioneri për Zgjerimin: Hap i rëndësishëm drejt BE

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi reagoi pas lajmit se në Shqipëri është arritur marërveshja për Reformën Zgjedhore.

“Marrëveshja e sotme politike për Reformën Zgjedhore në Shqipëri është një arritje e madhe. Përgëzoj ngrohtësisht të gjitha palët që përmes këtij procesi gjithëpërfshirës përmbushën një kusht kyç të Këshillit të BE. “Reformë do të forcojë procesin zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, në dobi të të gjithëve. Shqipëria bëri një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj drejt BE”, shkruan komisioneri.

OSBE: Përgëzojmë anëtarët e Këshillit Politik të reformës zgjedhore

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret marrëveshjen ndërpartike për reformën zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, një proces thelbësor të cilin ne e kemi mbështetur prej vitesh.

“Është për t’u lavdëruar fakti që të gjitha partitë politike u bënë pjesë e këtij procesi dhe që propozimet e tyre konstruktive si edhe aftësia e tyre për të bërë kompromis e për të pranuar pikëpamje të ndryshme kontribuan në një hap të rëndësishëm përpara për demokracinë në Shqipëri, në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Përgëzojmë anëtarët e Këshillit Politik të reformës zgjedhore për përkushtimin e tyre të vendosur për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Ne shpresojmë që të gjitha ndryshimet e dakordësuara të miratohen në Kuvend sa më shpejt që të jetë e mundur.

Prezenca mbetet e gatshme të vijojë të mbështetë autoritetet shqiptare gjatë zbatimit të reformës”,- thuhet në deklaratën e OSBE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka…