Shqipëria kërkon fitoren ndaj Andorrës dhe arritjen historike në ‘Play-off’ të Kupës së Botës

12 nëntor 2025 | 14:29

Andorra – Shqipëri është një nga duelet më delikate që kuqezinjtë do të luajnë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Përballje kjo që do të startojë nesër në orën 20:45.Ekipi i Sylvihon në këtë përballje do të jetë “all-in” vetëm për fitoren. Kjo pasi një triumfi ndaj Andorrës, e kombinuar me fitoren e Anglisë ndaj Serbisë, do t’i siguronte kuqezinjtë për herë të parë në histori kualifikimin në “Play-Off” të një Kupe Bote.

Për të na bërë të “ëndërrojmë” janë dhe statistikat e përballjeve direkt mes skuadrave. Në 5 përballje mes tyre, Shqipëria ka fituar 4 herë, ndërsa vetëm në një rast gjithçka është mbyllur në barazim. 10 gola ka shënuar Kombëtarja jonë ndaj Andorrës, ndërsa këto të fundit kanë gjetur rrugën e rrjetës në vetëm 2 herë. Një kundërshtar i lehtë konsiderohet nga kuqezinjtë në letër, por në fund do të jetë fusha e lojës ajo që do të thotë “fjalën” e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut ka…