Shqipëria kryeson sot Këshillin e Sigurimit në OKB, Rama drejton debatin

20 shtator 2023 | 08:21

Shqipëria kryeson sot Debatin e Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara.

Debati i hapur në Këshillin e Sigurimit, i cili do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama, do të ketë në fokus temën e sigurisë, të paqes dhe të luftës në Ukrainë.

Debatin e hapur kryeministri Rama do ta drejtojë në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe presidentit amerikan Xho Bajden.

Po ashtu, gjatë kësaj të mërkure kreu i qeverisë shqiptare do të takohet edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, me të cilin do të nënshkruajë një deklaratë.

Një ditë para mbajtjes së debatit të hapur, kryeministri Rama dha një videomesazh nga Nju-Jorku, ku bëri me dije se Shqipëria do të vërë theksin te nevoja për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë, sipas tij, për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, sidomos të paqes e sigurisë.

Të pranishëm në javën e nivelit të lartë të sesionit të 78-të të OKB-së kanë qenë ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe presidenti Bajram Begaj.

Ky i fundit ka mbajtur një fjalë në takimin e nivelit të lartë, ku theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm “është garancia më e fortë për një botë të karakterizuar nga paqja e stabiliteti”.

Po ashtu, kreu i shtetit shqiptar ka zhvilluar një sërë takimesh me personalitete të larta të shteteve apo qeverive në botë.

Begaj u takua edhe me Përfaqësuesin e Lartë dhe njëherazi zv/presidentin e Komisionit Evropian, Xhosep Borel.

Gjatë takimit, Begaj e ka falënderuar Borelin për mbështetjen dhe vëmendjen e treguar për rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Kreu i shteti ka theksuar se një perspektivë e qartë evropiane e rajonit është garanci për sigurinë dhe të ardhmen e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dane Gillespie, 18-vjeçari nga Belfasti i Irlandës së Veriut, ishte…