Shqipëria luan në sulm, Manaj ‘mposht’ gripin, Sylvinho ka gati formacionin kundër Serbisë

06 qershor 2025 | 14:07

Kombëtarja e Shqipërisë mbylli përgatitjet për sfidën kundër Serbisë në kualifikueset e Botërorit 2026, ndërsa seanca e fundit mbrëmjen e sotme në stadiumin e ndeshjes do të jetë thjesht rifiniture dhe do t’i shërbejë Silvinjos për të kristalizuar idetë e tij mbi formacionin.

Përpara stërvitjes së fundit në shtëpinë e futbollit, tekniku kuqezi ka marrë një lajm të mirë. Pasi mungoi në seancat e para për shkak të gjendjes gripale, Rey Manaj është bashkuar me grupin dhe zhvilloi normalisht programin.

Gjithsesi, sulmuesi pritet ta nisë sfidën nga pankina.

Si gjithmonë, Silvinjo nuk ka dashur të zbulojë asgjë për formacionin, por të gjitha detajet që kanë rrjedhur nga ndeshjet e kontrollit brenda grupit tregojnë se Broja do të jetë I vetëm në majën e sulmit.

Ai do të ketë ndihmën e tre futbollistëve të tjerë ofensivë, si Hoxha e Asani nga krahët dhe Nedim Bajramit pas tij.

Nuk ndryshon diga e mesfushës me dy të besuarit e zakonshëm të Silvinjos.

Me role të ndryshme, Ramadani dhe Asllani kanë detyrë në shkatërrojnë aksionet e rivalëve dhe të nisin ato të skuadrës kuqezi.

Nuk ka dyshime për portën, që do t’I besohet si gjithmonë Tomas Strakoshës, ndërsa Silvinjo dhe stafi teknik duhet të zgjigjin një balotazh në qendër të mbrojtjes.

Kapiteni Gjimshiti është një pikë fikse, ndërsa vendi krah tij do të zgjidhet mes Isjmajlit, Kumbullës dhe Ajetit, ku i pari është më i favorizuar.

Në krahët e mbrojtjes pritet të luajnë Balliu në të djathtë me Mitaj, që kthehet në fushë pasi mungoi në sfidat e marsit për shkak dëmtimi.

Në pamje të parë, ky formacion duket sulmues dhe i guximshëm, por gjithçka do të varet nga udhëzimet që kanë marrë lojtarët. Po ashtu, seanca e fundit në “Air Albania” do të shuajë edhe dyshimet e fundit të Silvinjos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas gazetarit italian Orazio Accomando, Milani ka kontaktuar Liverpoolin për…