Shqipëria merr Presidencën e CEFTA-s në vitin 2026, këto janë katër prioritetet e mandatit
Shqipëria do të marrë Presidencën e Radhës së CEFTA-së në vitin 2026. Ministrja Delina Ibrahimi prezantoi katër prioritetet strategjike që Shqipëria do të udhëheqë gjatë këtij mandati:
– Fuqizimi i bashkëpunimit politik dhe institucional ndërmjet palëve të CEFTA-s;
– Rritja e transparencës dhe pjesëmarrjes së aktorëve ekonomikë dhe socialë në hartimin e politikave;
– Prodhimi i rezultateve konkrete për bizneset, veçanërisht në lehtësimin e qarkullimit të mallrave, Green Lanes, turizmin dhe tregtinë agro-ushqimore;
– Mbështetja e investimeve me vlerë të shtuar, përmes një tregu rajonal më të harmonizuar dhe më të parashikueshëm.
Sipas ministres Ibrahimaj, ky është momenti që CEFTA të kalojë në një moment tjetër të rëndësishëm, duke theksuar përkushtimin e Shqipërisë për ta çuar përpara këtë proces në frymën e integrimit europian dhe të zhvillimit të përbashkët ekonomik të rajonit./Monitor



