Shqipëria ndahet baras me Gjeorgjinë

29 mars 2022 | 20:00

Shqipëria bëri më shumë, por në fund u desh të pajtohej me një barazim 0-0 në miqësore kundër Gjeorgjisë së drejtuar nga francezi Willy Sagnol.

Shqipëria ishte më këmbëngulëse në pjesën e parë dhe iu afrua golit të avantazhit me anë të mesfushorit Endri Çekiçi, i cili nga brenda zonës e çoi topin mbi traun e portës.

Miqtë nga Gjeorgjia rrezikuan menjëherë me anë të Davitashvili. Ai kishte një rast të artë, por goditi keq. Asnjë gol në 45 minutat e para, ndërsa në të dytën Cikalleshi dhe Vrioni iu afruan shumë golit.

Kvekveskiri për miqtë provoi nga distanca, por Strakosha ishte në gatishmëri dhe e ndali. Për Shqipërinë u mundua ta zgjidhte Asllani, i cili gjuajti fort nga jashtë zone dhe vuri në vështirësi portierin mik. Kuqezinjtë u munduan të shënojnë deri në fund, por Gjeorgjia rezistoi dhe gjithçka përfundoi në barazim 0-0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja miqësore mes Kombëtares së Zvicrës dhe Përfaqësues së Kosovës…