
Shqipëria në fokus: Arianit Shehu hap konferencën për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen nga shtetet armike
Në konferencën ndërkombëtare “Një Strategji kundër Agresionit Teknologjik nga Shtetet Armiqësore”, të organizuar nga Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit (ACCET), drejtimin e mori Arianit Shehu, drejtor ekzekutiv i ACCET dhe një nga zërat më të fuqishëm në fushën e sigurisë globale dhe teknologjisë së përgjegjshme.
Në fjalën e tij hapëse, Shehu theksoi rrezikun në rritje të keqpërdorimit të inteligjencës artificiale nga shtete armiqësore për qëllime destabilizuese dhe bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar dhe politika të përbashkëta për mbrojtjen e demokracive.
Konferenca shënoi një moment kyç për përfshirjen e Shqipërisë në debatet globale mbi sigurinë kibernetike dhe inteligjencën artificiale, duke përforcuar rolin e vendit në agjendat transatlantike për sigurinë dhe qeverisjen teknologjike.