
Shqipëria në zjarr: Nga Himara në Delvinë, Gjirokastër e deri në Konispol përballen me flakët – rrezik i madh për banorët
27 korrik 2025
| 22:30
Situata nga zjarret në Shqipëri duket se është përkeqësuar gjatë orëve të mbrëmjes.
Flakët kanë përparuar në fshatin Sasaj. Rreth 50 banesa të këtij fshati rrezikohen nga zjarri i madh i cili po afrohet tek banesat, policia ka evakuar banorët duke qëndruar në qendër të fshatit, pasi rreziku është pranë banesave për shkak të erës.
Situata paraqitet kritike edhe në Delvinë, ku përveç Kalasës, flakët kërcënojnë edhe fshatrat Shën Vasil, Vanë dhe Shalës.
Banorët janë evakuuar me ndihmën e policisë nga fshati Kalasë, ndërsa autoritetet po qëndrojnë në gatishmëri në rast nevoje për evakuime nga fshatrat e tjera.