Shqipëria nis sot përgatitjet për duelin ndaj Serbisë

02 qershor 2025 | 13:49

Kombëtarja shqiptare e futbollit nis sot zyrtarisht përgatitjet për sfidën e 7 Qershorit ndaj Serbisë që do të zhvillohet në Tiranë, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Në orën 17:30, lojtarët e ftuar do të dalin për stërvitjen e përbashkët. Pjesa më e madhe e të ftuarve janë në dispozicion të trajnerit Sylvinho. Vetëm gjashtë futbollistë nuk i janë bashkuar për shkak të angazhimeve që kanë pasur deri tani.

Bëhet fjalë për Kristjan Asllanin që luajti në finalen e Ligës së Kampionëve me Interin, apo Mario Mitajn që fitoi Kupën në Arabi. Myrto Uzuni pritet të vijë nga Shtetet e Bashkuara. Po ashtu edhe Jasir Asani, Ernest Muçi dhe Arlind Ajeti.

Një pjesë e grupit të futbollistëve, të cilët janë liruar më herët nga klubet respektive, kanë nisur stërvitjen në Durrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lorik Abrashi shpall te humbur ID kartelen me nr E-21/12