Shqipëria pëson humbje të thellë nga Çekia

23 tetor 2018 | 16:55

Përfaqësuesja U-17 e Shqipërisë në futboll ka pësuar humbje të thellë nga Çekia të martën në “Elbasan Arena”, në ndeshjen eliminatore për Evropianin 2019.

Shqipëria pësoi me shifrat 6:0, në sfidën e Grupit 8 të eliminatoreve. Ndeshjet e Grupit 8 po organizohen në Shqipëri, transmeton Koha.net.

Ndeshjen e radhës futbollistët shqiptarë e luajnë kundër Norvegjisë po në Elbasan më 26 tetor, ndërsa në Elbasan e luajnë edhe sfidën e fundit të grupit më 29 tetor kundër Azerbajxhanit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester Unitedi dhe Juventusi sonte përballën nga ora 21:00 në…