Shqipëria sërish në qendër të diplomacisë, Rama nesër pret liderët e rajonit

15 qershor 2025 | 13:50

Shqipëria do mirëpres të hënën më 16 qershor Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore.

Këtë e ka njoftuar vetë kryeministri i saj, Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar rëndësinë e këtij eventi për pozicionin e Shqipërisë.

Mes të tjerash, kreu i qeverisë shkruan se Tirana zyrtare, është e angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE.

”Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE”, shkroi kreu i qeverisë shqiptare në facebook.

Tirana mori kryesimin e SEECP-së për periudhën Korrik 2024-Qershor 2025, pas Shkupit, dhe kryesuesja e radhës do të jetë Sofja.

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u iniciua në vitin 1996 gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Sofje, ndërsa Samiti i parë i SEECP-së u zhvillua në Kretë në vitin 1997.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështje “kfillje” të ish-opozitës e ka bërë deputeti i Vetëvendosjes,…