Shqipëria U-21 dhuron spektakël, shkatërron Austrinë

04 shtator 2020 | 20:52

Shqipëria U-21 dhuron spektakël në Austri, duke fituar 5-1 në sfidën e vlefshme për eliminatoret në Grupin 3.

Skuadra e Bushit e nisi mjaft mirë duke kaluar në avantazh që në minutën e 16-të.

Talenti i Teutës, Sherif Kallaku ekzekutoi në perfeksion një goditje dënimi, duke e dërguar topin në trekëndësh. Kuqezinjtë e vegjël nuk ndalen me kaq, teksa 10 minuta më pas shënuan një tjetër gol shumë të bukur. Vrioni jep një asist për Tucin, i cili me një lëvizje shumë të shpejt kaloi portierin dhe e dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Pjesa e parë u mbyllë me avantazhin 2-0 të Shpresave tona, ndërkohë që në minutën e 64-t do të vinte edhe goli i tretë.

Dobra jep një pasim të bukur për Muçin, i cili e ka të thjeshtë për të realizuar.

Vendasit do të gjenin golin e nderit nga pika e bardhë me Wolf, por të rinjtë e drejtuar nga Bushi shënuan një tjetër gol me Ernest Muçin, i cili edhe pse luajti pak minuta shënoi dy gola.

Në fundin e kohës së rregullt kishte kohë edhe për një gol të Adolf Selmanit, që kërcen më shumë se të tjerët. /R.Lika-Koha Jone/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U-21 e Kosovës ka pësuar humbje shumë të thellë…