Shqipëria voton: Pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 është më e lartë se në vitin 2021

11 maj 2025 | 15:42

Prej orës 07:00, qytetarët shqiptarë në gjithë vendin po votojnë në zgjedhjet parlamentare.

Procesi po vijon normalisht, me disa incidene të vogla dhe votimi pritet të zgjasë deri në orën 19:00. Pas kësaj ore, do të mundet të votojnë vetëm ata që janë në radhë pranë qendrës së votimit.

Deri në orën 15:00, KQZ pjesëmarrja në votim është 779,375, apo rreth 100 mijë votues më tepër se në vitin 2021.

Pjesmarrja në vitin 2021 deri në orën 15:00 – 641560

Pjesmarrja në vitin 2025 deri në orën 15:00 – 779375

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve…