Shqipjon Hoti shkruan histori: Kampion Kontinental IBO në peshën cruiser

08 shkurt 2026 | 13:51

Një tjetër sukses i madh për boksin shqiptar vjen nga ringu ndërkombëtar.

Shqipjon Hoti është shpallur Kampion Kontinental IBO në peshën cruiser, pas një ndeshjeje tejet të fortë, emocionale dhe plot tension, që konfirmoi nivelin e lartë sportiv të boksierit shqiptar.

Dueli u karakterizua nga shkëmbime të ashpra dhe momente dramatike, ku në raundin e 5-të, Shqipjon Hoti arriti ta dërgojë kundërshtarin e tij në tapet pas një serie goditjesh të sakta dhe të fuqishme.

Edhe pse gjyqtarja e ringut, Diana Drews Milani, vendosi ta lejojë vazhdimin e ndeshjes, gjendja e kundërshtarit u vlerësua si e pamjaftueshme për të vazhduar.

Gjatë pushimit para raundit të 6-të, mjeku i turneut, Dickson Mwakisopile, mori vendimin për ta ndërprerë përfundimisht përballjen, duke ia dhënë fitoren Shqipjon Hotit dhe duke e kurorëzuar atë kampion kontinental të IBO-së.

Një rol vendimtar në këtë arritje ka pasur edhe Arnold Gjergjaj – “The Cobra”, i cili në rolin e menaxherit dhe trajnerit ka kontribuar ndjeshëm në përgatitjen profesionale, strategjinë dhe zhvillimin sportiv të Shqipjon Hotit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi është ende në kërkim të një qendërmbrojtësi këtë…