
Shqiprim Kodra mohon të ketë aderuar në AAK
Aktivisti Shqiprim Fadil Kodra, ka mohuar se i është është bashkuar AAK-së. Ai ka thënë se të piritë kafe me Daut Haradinaj, nuk nënkupton përkrahjen e AAK-së nga familja e tij. “Ju njoftoj se pirja e një kafeje me Gjeneralin Z.Haradinaj nuk nënkupton përkrahjen e AAK-së nga familja Kodra”, u shpreh ai.
Postimi i plotë i Kodrës në “Facebook”:
I nderuar Z. Haradinaj mik i familjes sonë dhe të nderuar miq e dashamirë.
Ju njoftoj se pirja e një kafeje me Gjeneralin Z.Haradinaj nuk nënkupton përkrahjen e AAK-së nga familja Kodra.
Më lejoni të ju njoftoj se Ne, në asnjë moment nuk jemi anëtarësuar ne AAK-në dhe vazhdojmë të jemi po ata që kemi qenë që nga lindja jonë e deri tani si familje atdhetare, po pa ndryshuar as edhe njëherë qëndrimet tona.
Me respekt,
Shqiprim Fadil Kodra.