Shqiptar Gubetini: Jo rishkrimit të historisë në emër të “edukimit”!

29 janar 2026 | 17:53

Veprimtari i çështjes kombëtare, Shqiptar Gubetini, ka reaguar ashpër pas ligjëratës së mbajtur nga përfaqësues të Gjykatës Speciale në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, duke e cilësuar atë si një përpjekje për relativizimin e luftës çlirimtare të UÇK-së.

Sipas Gubetinit, kjo ligjëratë nuk përfaqëson edukim, por një deformim të qëllimshëm të historisë. “Jo rishkrimit të historisë në emër të ‘edukimit’! UÇK-ja luftoi për liri, jo për krim. Kjo e vërtetë nuk mund të tjetërsohet nëpër shkolla”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se prezantimi i tillë, i realizuar nga persona të lidhur me Gjykatën Speciale, të cilët sipas tij veprojnë të fshehur pas organizatave joqeveritare, është mbajtur para nxënësve të moshës së re, çka e bën edhe më shqetësuese situatën.

Në fund, Gubetini ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të reagojnë. “Heshtja sot është dëm për brezat e nesërm”, ka theksuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në…