Shqiptar Gubetini: Një pasdite e mbushur me energji pozitive dhe miq të çmuar
08 qershor 2026
| 19:03
“Një pasdite e mbushur me energji pozitive dhe me njerëz të mrekullueshëm!”, ka shkruar kryetari i PDK-së, Dega në Regensburg të Gjermanisë dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Shqiptar Gubetini, pas një takimi në Prishtinë me vëllain e ish-Presidentit Hashim Thaçi, Idrizin, ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, si dhe me miq të tjerë.
Gubetini është një nga veprimtarët më aktivë të diasporës shqiptare. Ai ka marrë pjesë në protesta dhe aktivitete të shumta kombëtare në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare dhe në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, si në Gjermani ashtu edhe në vende të tjera të Evropës.



