Shqiptar Gubetini për Sahit Jasharin: Sot na la një nga burrat më të mëdhenj të Kosovës
11 qershor 2026
| 23:15
“Sot na la Komandant Sahit Jashari, një nga burrat më të mëdhenj të Kosovës. Lamtumirë, luftëtar i lirisë. Emri dhe sakrifica jote do të jetojnë përherë në zemrat tona.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, ka shkruar veprimtari dhe kryetari i PDK-së në Degën e Regensburgut, në Gjermani, Shqiptar Gubetini, me rastin e vdekjes së ish-komandantit dhe njërit prej themeluesve të UÇK-së, Sahit Jashari nga Prekazi i Drenicës.



