Shqiptar Gubetini shpreh mirënjohje për Memli Krasniqin, vlerëson punën e tij në krye të PDK-së
Kryetari i PDK-së në Regensburg të Gjermanisë, Shqiptar Gubetini, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Memli Krasniqit nga detyra e kryetarit të PDK-së.
Ai ka thënë se në këtë moment ndryshimi, Partia Demokratike e Kosovës mbetet e bashkuar, e përgjegjshme dhe e përkushtuar që të vazhdojë rrugën e saj të konsolidimit dhe zhvillimit politik.
“Fryma, puna dhe përkushtimi i deritanishëm janë themel i qëndrueshëm mbi të cilin PDK do të ecë përpara edhe më e fortë – drejt fitoreve të reja dhe përfaqësimit të denjë të qytetarëve tanë në çdo nivel të jetës politike e institucionale. Në emër të respektit, z. Memli Krasniqi i uroj suksese në çdo angazhim të ardhshëm dhe mirënjohje për gjithçka që ka bërë për partinë, për ekipin dhe për vendin”, ka shkruar në rrjetet sociale Gubetini.



