
Shqiptar Gubetini: Tirana foli me zërin e popullit!
Veprimtari i çështjes kombëtare, Shqiptar Gubetini, është shprehur i ngazëllyer me pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në protestën e mbajtur në Tiranë, në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë. Në reagimin e tij publik, Gubetini ka vlerësuar lart mobilizimin qytetar dhe frymën kombëtare që u dëshmua gjatë protestës.
Postimi i plotë i Shqiptar Gubetinit:
“Sot në Tiranë u dëshmua se zemra shqiptare rreh fort për liri, dinjitet e drejtësi! Ishin mijëra zëra që u bashkuan si një trup i vetëm – për atdheun, për të ardhmen, për të vërtetën, për presidentin Thaçi, kryetarin Veseli dhe gjithë çlirimtarët që po mbahen padrejtësisht në Hagë!
Faleminderit secilit që mori rrugën e dinjitetit kombëtar. Kjo ishte një ditë që do të mbahet mend, sepse Tirana foli me zërin e popullit! 🇦🇱”