Shqiptarët dhe korrupsioni në kohën e Zogut

25 shtator 2025 | 08:29

Nga: Vandeleur Robinson[1]
Përktheu: Agron Shala

Corruptio ad Absurdum

Një nga vështirësitë e Mbretit Zog ishte të gjente njerëzit e duhur që do ta ndihmonin të modernizonte vendin, pa hequr dorë nga kontrolli i fortë mbi pushtetin që ishte thelbësor për të. Ai e gjeti një vend që sapo kishte dalë nga sundimi turk, me gjithë korrupsionin dhe të metat e tjera që nënkuptonte sistemi osman. Në dymbëdhjetë vjet midis rrëzimit të turqve dhe ardhjes në pushtet të Zogut, vendi kishte përjetuar disa pushtime të huaja, disa qeveri lokale apo jetëshkurtra dhe, për pjesën tjetër – anarki. Disa nga burrat e tij ishin mësuar të sundonin – por, sipas standardeve turke, tashmë të braktisura edhe nga vetë Turqia; të tjerët ishin mësuar vetëm të kundërshtonin autoritetin, nga cilado anë që të vinte ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia edhe një herë po përballet me akuza se operativë…