“Shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij historik për Kosovën”
Për vdekjen e Eliot Engelit ka shkruar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij historik dhe të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe ai do të kujtohet gjithmonë si ikonë e miqësisë së përjetshme me SHBA-në.
“Miku i madh i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel, gjatë gjithë angazhimit të tij jetësor, u përkushtua ndaj çështjes së Kosovës dhe të shqiptarëve”.
“Shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij historik dhe të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe ai do të kujtohet gjithmonë si ikonë e miqësisë së përjetshme me SHBA-në. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Engel, bashkëpunëtorëve dhe komunitetit shqiptaro-amerikan. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.



