
Shqiptarët e Amerikës, letër Trumpit: Ju jeni paqebërësi i shekullit
Organizata Albanians for America (AFA) dhe një numër organizatash të komunitetit shqiptaro-amerikan i kanë drejtuar një letër të hapur Presidentit Donald J. Trump, duke e cilësuar si “paqebërësin e shekullit” dhe duke e inkurajuar fuqimisht që të mbështesë përmbylljen e procesit të njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në letrën e firmosur nga AFA dhe organizatat bashkëpunëtore, theksohet mbështetja e plotë për thirrjet për implementimin e menjëhershëm të njohjes reciproke si zgjidhja e vetme për paqen afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.
“Njohja reciproke nuk është thjesht një formalitet diplomatik, është rruga më efektive dhe pragmatike përpara. Zgjatja e status quo-së është destabilizuese dhe rrezikon sigurinë rajonale dhe interesat amerikane,” thuhet në letër.
Organizatat shqiptaro-amerikane i bëjnë thirrje Presidentit Trump që të:
Riafirmojë publikisht mbështetjen e SHBA-së për njohjen reciproke Kosovë–Serbi si bazë për paqe të qëndrueshme;
Inkurajojë të dy vendet të finalizojnë njohjen dhe të angazhohen për bashkëpunim, mbi bazën e normalizimit të marrëdhënieve;
Mbështesë mekanizma të fortë për zbatim të plotë dhe të përkohshëm të marrëveshjeve të arritura.
Letra përfundon me një mesazh të fuqishëm përkrahjeje për Trump, duke theksuar se komuniteti shqiptaro-amerikan është i gatshëm të mbështesë çdo përpjekje që do të sjellë përfundimisht një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen e Kosovës.
“Faleminderit për angazhimin tuaj të vazhdueshëm për paqen përmes forcës dhe për udhëheqjen tuaj në këtë çështje të rëndësishme,” përmbyllet letra.