
“Shqiptarët e lashtë dhe krijimi i Istrias” përurohet sot në BKK
05 qershor 2025
| 08:36
Shoqata Kulturore Shqiptare “Iliria” në Koper, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Sllovenisë në Kosovë dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Kosovës, sot, me fillim nga ora 14:00, përurojnë librin “Shqiptarët e lashtë dhe krijimi i Istrias” të autorit Peter Štoka, përkthyer dhe redaktuar nga dr. Pëllumb Qazimi.
Ky është botimi i dhjetë i koleksionit “Iliria”, që sjell fakte historike për rolin dhe praninë e shqiptarëve në krijimin e Istrias.