
Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk guxojnë t’i tregojnë letërnjoftimet e Kosovës në kufi
Profesori Milazim Krasniqi, ka folur për marrëveshjen e fundit për dokumente mes Kosovës e Serbisë.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Krasniqi ka kritikuar “reciprocitetin e Kurtit”.
Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk guxojnë t’i tregojnë letërnjoftimet e Kosovës në kufi të Serbisë, sepse kështu do të fshiheshin nga regjistrat atje.
Krasniqi ka thënë se e njëjta nuk qëndron për serbët e Kosovës, pasi që sipas tij ata mund të hyjnë e të dalin me letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia.
“Që qysh është reciprociteti i Kurtit: shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk guxojnë t’i tregojnë në kufi të Serbisë letërnjoftimet e Kosovës, sepse në çast u konfiskohen dhe fshihen nga regjistrat. Ndërsa serbët e Kosovës, pra të Kosovës, mund të hyjnë e të dalin me letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia. A po i thoni qitij idiotizmi reciprocitet?”, ka shkruar Krasniqi.