SHQIPTARËT E VRARË NË ARMATËN JUGOSLLAVE DUHET TA KENË NJË PANTEON TË PËRBASHKËT KOMBËTAR

08 shkurt 2022 | 11:29

Ismet Sylejmani

Pas përfundimit të fejtonit që u botua në të famshmen Epoka e Re, unë në shenjë nderimi, përuljeje e obligimi kombëtar, bëra një shkrim për Heroin e Kombit Aziz Kelmendi, i cili u botua në gazeten ku ishte botuar fejtoni, pra në prestigjiozen Epoka e Re dhe më 6 Shkurt 2022 u bë një vit nga përfundimi i fejtonit dhe botimi i artikullit tim më 8 Shkurt 2021, AZIZ KELMENDI EMËR I MADH DHE I LAVDISHËM NË HISTORINË E LUFTËS ÇLIRIMTARE KUNDËR SERBISË PUSHTUESE!

Serbia pushtuese me aparatin e saj shtypës mbi popullin shqiptar ka bërë shumë tragjedi!

Pas çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese, është krijuar një realitet i ri!

Në Kosovë, prej kur ka përfunduar regjimi i Serbisë pushtuese, natyrisht se ka marrë fund edhe vrasja e ushtarëve shqiptar nëpër kazermat e ndryshme në Serbi dhe në republikat ish-jugosllave, siç ndodhte në të kaluarën!

Populli ynë duhet ta ketë mundësinë që në çdo përvjetorë të çdo pjestari të tijë të shkojë e të nderojë pranë varrit, por jo të shkojë nëpër varreza të ndryshme anë e kënd të Kosovës, ku ata janë varrosur kur janë kthyer në në kushte okupimi në arkivole nga vrasjet nëpër kazermat e ndryshme!

Heroi i Kombit Aziz Kelmendi dhe shqiptarë të tjerë të vrarë në kazermat jugosllave duhet patjeter, herët a vonë të vendosen në panteonin kombëtar!

Të rinjtë shqiptar të vrarë nëpër kazermat e ndryshme të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, me nderime shtetërore e kombëtare, duhet të rivarrosen, dhe ashtu sikur janë Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit, ashtu sikur janë të masakruarit dhe viktimat gjatë luftës së UÇK-së duhet të jenë edhe ata!

Presidentët, Kryetarët e Parlamenteve, Kryeministrat, Ministrat e të gjitha instancat shtetërore dhe i gjithë populli duhet të përulen përpara atyre shqiptarëve të lavdishëm, të cilët ranë në luftën për lirinë dhe çlirimin e Kosovës në kazermat e ndryshme të ish-Armatës së Jugosllavisë!

Në kryeqytetin e Kosovës, në panteonin kombëtar, duhet të rivarrosen e të bëhen bashkë përgjithmonë, ata të cilët i vrau ushtria serbo-jugosllave!

Prishtinë, 8 Shkurt 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në…