Shqiptarët e Zvicrës nisen për në Hagë

14 shtator 2025 | 08:47

Me entuziazëm e krenari, drejt protestës së madhe për liderët e UÇK-së. Nga Zvicra janë nisur autobusë të mbushur me bashkatdhetarë, të cilët me entuziazëm dhe krenari po marrin rrugën drejt Den Hagës, për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga OVL-UÇK.

Qindra mërgimtarë po i bashkohen kësaj ngjarjeje madhore për të ngritur zërin kundër padrejtësive që po u bëhen liderëve të luftës dhe të paqes: Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit.

“Zvicra po jep shembullin e unitetit dhe të besnikërisë për UÇK-në, për lirinë dhe për Kosovën. Bashkohuni – zëri ynë është fuqia jonë!”, ka bërë të ditur Shaip Kadriaj, anëtar i Këshillit Organizativ për Zvicër.

Autobusët me mërgimtarë janë nisur gjatë natës, për të arritur sot në Hagë dhe për të marrë pjesë në protestën që fillon në ora 14:00.

Qysh në orët e para të mëngjesit, rrugët dhe sheshet e Hagës janë mbushur me shqiptarë nga të gjitha viset e Kosovës, nga trojet shqiptare dhe diaspora, duke e shndërruar qytetin në një qendër të fuqishme të solidaritetit kombëtar.

Protestuesit kanë me vete flamuj kuqezi, pankarta dhe bluza me portretet e çlirimtarëve, duke e bërë të qartë se kauza e UÇK-së mbetet e gjallë dhe e pathyeshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe fundjavën e dytë të shtatorit në pikën kufitare të…