
Shqiptarët në Norvegji i reagojnë Qeverisë për largimin e Uliks Emrës nga pozita e ambasadorit
Shoqata Kulturore Shqiptare “LIRIA” Kristiansand, Shoqata Kulturore Shqiptare “Fehmi Agani” – Arendal, Shoqata Kulturore Shqiptare “Jæren”, Shoqata Kulturore Shqiptare “Nëna Tereza”- Ski, Shoqata Kulturore Shqiptare “Rilindja”- Oslo, Lobi Euro Atlantik Shqiptar, Radio Rilindja, Rrjeti i Profesionistëve Shqiptar, Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Albnor Rogaland, Bashkësia Kulturore dhe Fetare Shqiptare Drammen, Bashkësia Kulturore Shqiptare në Salsborg, Bashkësia Kulturore Fetare Shqiptare në Kristiansand, Qendra Islamike Kulturore Shqiptare Oslo, Qendra, Shqiptare Fetare dhe Kulturore Ryen, Klubi Futbollistik Rilindja Oslo, Shkolla shqipe Oslo, Shkolla shqipe Ski, kanë reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për largimin nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Oslo, Uliks Emra.
Rrjeti i veprimtarëvë shqiptarë në Norvegji e kanë lavdëruar punën e ish ambasadorit Emra sa ishte në krye të detyrës së të parit të Kosovës në Oslo.
Sipas tyre Uliks Emra në Norvegji, jo vetëm nderoi e afirmoi vlerat e popullit, qeverisë dhe shtetit të Kosovës, por krijoi e fuqizoi lidhje të fortë mes komunitetit shqiptar në Norvegji komuniteteve të kombeve, mike të shqiptarëve që ndodhen në Norvegji. “Duke vlerësuara rëndësinë̈ e mërgatës tonë. Ai vuri kontakte të rregullta me të
gjitha kryesitë̈ e komuniteteve, shoqatave kulturore shqiptare, shoqatave fetare, klubeve sportive, radiofonike si dhe grupeve të rinisë, grupeve studentore e akademike nëpër Norvegji. Z Emra përherë̈ të parë në Norvegji tregoi një respekt të veçantë̈ dhe organizoi takim me intelektualët dhe profesionalistet tanë̈ të cilët punojnë̈ në departamentet te ndryshme shtetërore, spitalet, institucionet profesionale dhe universitare”, thuhet në letër falënderimin drejtuar Uliks Emrës.
Shqiptarët nga Kosova në Norvegji po ashtu kanë apeluar tek secila Qeveri që
emrin e ambasadorëvë të karrierës ta bëjnë̈ me kujdes dhe të dërgojnë njerëz me integritet profesional njerëzor e kombëtar si Uliks Emra.
Letra e përbashkët e Këshillit te organizatave shqiptare ne Norvegji:
Letër falënderuese për ambasadorin Uliks Emra
Oslo 23.02.2022
Lajmi për emërimin e z. Uliks Emra diplomat, dy vjet më parë në Oslo, ishte shumë i mirëpritur nga të gjithë̈ ne kur dinim shumë për karrierën e tij prej diplomati në ministrinë̈ e Punëvë të Jashtme të Kosovës.
Ambasadori Uliks Emra në Norvegji, jo vetëm nderoi e afirmoi vlerat e popullit, qeverisë dhe shtetit të Kosovës, por krijoi e fuqizoi lidhje të fortë mes komunitetit tonë dhe komuniteteve të kombeve, mike të shqiptarëve që ndodhen në Norvegji.
Në takimet e tij formale me kryesitë̈ e komuniteteve dhe shoqatave të shumta dhe në bisedat joformale me qytetarët e rëndomtë̈ gjithherë̈ ka prezantuar interesat e shtetit të Kosovës në veçanti dhe kombit shqiptar në përgjithësi.
Duke vlerësuara rëndësinë̈ e mërgatës tonë. Ai vuri kontakte të rregullta me të gjitha kryesitë̈ e komuniteteve, shoqatave kulturore shqiptare, shoqatave fetare, klubeve sportive, radiofonike si dhe grupeve të rinisë, grupeve studentore e akademike nëpër Norvegji. Z Emra përherë̈ të parë në Norvegji tregoi një respekt të veçantë̈ dhe organizoi takim me intelektualët dhe profesionalistet tanë̈ të cilët punojnë̈ në departamentet te ndryshme shtetërore, spitalet, institucionet profesionale dhe universitare. Z Emra shtroi idetë̈ e bashkëpunimit të Kosovës më qëllim të sjelljes së investimeve, ndihmës profesionale të biznesmenëve, shkollarëve e profesionalistëve shqiptarë në Kosovë dhe viseve të tjera të atdheut.
Është pikërisht kjo punë e palodhshme ajo e cila për herë të parë filloi të ngritë urat e bashkëpunimit në mes të komunitetit tonë me atdheun, kjo që sot është domosdoshmëri jetike për ekonominë̈ e Kosovës dhe regjioneve të tjera shqiptare.
Z Emra, një diplomat e intelektual, ka përfaqësuar me dinjitet dhe ka vendosur lidhje të shkëlqyera diplomatike, të Kosovës me Norvegjinë. Edhe pse ishte i detyruar të qëndrojë̈ i mbyllur në kohe pandemie për jave e muaj të tërë, ai nuk hezitoi të shkojë te takoj dhjetëra diplomate të vendeve njohëse dhe jo njohëse, për t’ vendosur ura bashkëpunimi.
Po ashtu, me ndihmën e Z Emra ne sot jemi në një fazën finale të organizimit të Këshillit Shqiptare në Norvegji, ku do të përfshihen shumica e organizatave shqiptare në Norvegji, të cilën ne e konsiderojmë̈ një iniciative të rëndësishëme të diplomatit Emra.
Shqiptarët në Norvegji janë̈ pjesë e pashkëputshme e të gjitha zhvillimeve në Atdhe në përgjithësi e në Kosovë në veçanti, prandaj sygjerimi/porosisja jonë e përbashkët për secilën qeveri do jetë përzgjedhja e diplomateve të mirëfillt të karrierës, përzgjedhje e profileve me integritet të lartë profesional njerëzor e kombëtar si Z Emra, dhe mundësisht të përfundon mandati i plotë në mënyrë që të mos krijohet vakum përfaqësimi diplomatik.
Lista e organizatave:
Albnor Rogaland, Bashkësia Kulturore dhe Fetare Shqiptare Drammen,
Bashkësia Kulturore Shqiptare në Salsborg, Bashkësia Kulturore Fetare
Shqiptare në Kristiansand, Qendra Islamike Kulturore Shqiptare Oslo, Qendra
Shqiptare Fetare dhe Kulturore Ryen, Klubi Futbollistik Rilindja Oslo, Shkolla
shqipe Oslo, Shkolla shqipe Ski, Shoqata Kulturore Shqiptare Fehmi Agani
Arendal, Shoqata Kulturore Shqiptare LIRIA Kristiansand, Shoqata Kulturore
Shqiptare Jæren, Shoqata Kulturore Shqiptare Nëna Terez Ski, Shoqata
Kulturore Shqiptare Rilindja Oslo, Lobi Euro Atlantik Shqiptar, Radio Rilindja,
Rrjeti i Profesionistëve Shqiptar, Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare.