Shqiptarët nga Hamburgu i Gjermanisë i bashkohen marshit në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

03 prill 2023 | 19:09

Si shumë shqiptarë nga diaspora, edhe kosovarët nga Hamburgu kanë marrë rrugën drejt Hagës, për të dalë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit!

Nën brohoritjet “UÇK, UÇK”, “O Hashim, ti ku je, krejt Kosovës këtu e ke”, shqiptarët e diasporës në Hagë kanë nisur protestën.’

Në mesin e shumë protestuesve në Hagë, ndodhet edhe djali i Kadri Veselit, Klestori.

Ai me qindra bashkatdhetarë të tjerë, janë mbledhur për të protestuar kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pakënaqësia e qytetarëve në raport me rritjen e çmimit të…