Shqiptarët sot festojnë 28 Nëntorin

28 nëntor 2018 | 10:16

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 dhe krijimi i qeverisë së Vlorës ishte një fitore e përbashkët e të gjithë popullit shqiptar që kishin luftuar pandërprerë me shekuj, kundër sunduesve të ndryshëm.

Populli shqiptar më 28 nëntor 1912 arriti të krijojë të drejtën e tij të pamohueshme, për të pasur liri të plotë dhe sovranitet politik në të gjitha trojet e veta etnike, si të gjithë kombet e civilizuar në mbarë hapësirën e botës.

28 Nëntori, që nga paslufta festohet edhe në Kosovë. Por, kjo datë nuk simbolizon vetëm Pavarësinë e Shqipërisë. Që nga viti 1997 kjo datë ka hyrë edhe në historinë më të re të Kosovës.

Pikërisht më 28 nëntor të vitit 1997 në fshatin Llaushë të Skënderajt, në varrimin e mësuesit Halit Geci, i cili u vra nga forcat serbe doli publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

28 Nëntori po ashtu është ditëlindja e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Top Channel”,  rihap zyrën në kryeqytetin e Kosovës, për të…